Jason Derulo bëhet baba për herë të parë, ndan me ndjekësit fotot e vogëlushit

Këngëtari Jason Derulo  bëhet baba për herë të parë me djalë dhe ndan lajmin e ëmbël me ndjekësit në Instagram. Partnerja e Jason Derulo, Jena Frumes ka postuar në Instagram foto nga materniteti me djalin e porsalindur.

Krahas fotos ajo shkruan:"Një shikim në javën time të parë me mbretin tonë të shëndetshëm dhe  të bukur. Jeta ka më shumë kuptim tani dhe unë jam shumë mirënjohëse. Unë jam aq e dashuruar me këtë djalë të vogël, është ai që unë kurrë nuk e dija se kisha nevojë" dhe përfundoi me frazën "Të dua përgjithmonë @jasonderulo."

Ndërkohë këngëtari shkruan në profilin e tij "Dita më e bukur në jetës sime, kur djali im i vogël erdhi në jetë."

Kujtojmë se këngëtari 31 vjeçar dhe partnerja e tij 27 vjeçare, njoftuan lajmin e gëzueshëm të shtatzanisë më 8 maj.