Rikthehet Miss Universe, Meksika rrëmben kurorën e bukurisë

Miss Meksika u kurorëzua më e bukura e universit mbrëmjen e së dielës, në një shfaqje që shënoi edhe rikthimin e konkursit të përvitshëm, të anuluar në 2020-ën, për shkak të pandemisë.
Andrea Meza, 26 vjeç, u përzgjodh mes dy finalistëve,Miss Brazilit dhe Miss Perusë, në shfaqjen e moderuar nga aktori amerikan Mario Lopez dhe Olivia Culpo.

E veshur me një fustan mbrëmjeje të kuq, Meza eci e përlotur në pasarelë si Miss Universe, para se të nxitonte përsëri për një përqafim në grup me konkurrentët e tjerë.
Meza konkurroi me më shumë se 70 vajza nga e gjithë bota në edicionin e 69-të të Miss Universe, që u mbajt në Florida të SHBA-ve.

Por, vëmendjen në konkurs e tërhoqën qënrdimet politike. Miss Myanmar, Thuzar Ëint Lëin, përcolli një mesazh të fuqishëm për një grusht shteti në vendin e saj.
"Njerëzit tanë po vdesin dhe po pushkatohen nga ushtria çdo ditë," tha ajo gjatë videos së saj të prezantimit, ku shfaqeshin foto të saj duke marrë pjesë në protestat anti-grusht shteti.

"Prandaj unë do të doja t’i nxisja të gjithë të flasin për Mianmarin," tha Lwin, e cila gjithashtu fitoi çmimin për kostumin më të mirë kombëtar, ndërsa në skenë mbajti lart pankartën: "Lutuni për Mianmarin". Vendi prej 1 shkurtit ka qenë në trazira, kur ushtria rrëzoi udhëheqësin civil Aung San Suu Kyi.

Edhe përfaqësuesje e Singaporit përdori pjesën e kostumeve kombëtare për të bërë një deklaratë politike. Në pelerinën e saj, me ngjyrat e flamurit të Singaporit, shkruheshin fjalët "Stop urrejtjes për aziatikët".
Konkursi “Miss Uniniverse” në vitet e fundit, e ka zhvendosur imazhin, duke u përqëndruar më shumë në fuqizimin dhe aktivizmin e grave.