Ariana Grande martohet në fshehtësi, detajet e dasmës

Këngëtarja e njohur Ariana Grande është martuar me të fejuarin e saj Dalton Gomez në një ceremoni intime me më pak se 20 persona raportojnë mediat amerikane.

27 vjeçarja u fejua në dhjetor me të dashurin e saj në Los Angeles.

Ceremonia e dasmës u mbajt në Kalifornia. Një nga të ftuarit e dasmës thanë se dasma ishte një ceremony vërtet e bukur dhe të gjithë ishin shumë të lumtur.

TMZ shkruan se ceremonia u mbajt në shtëpinë e Grande në Montecito, një zonë e famshme në Kaliforninë jugore ku jetojnë edhe Duka dhe Dukesha e Sussex.