Cila është dita ideale për t'u martuar sipas horoskopit? Ja çfarë thotë astrologia Susan Miller

Nëse keni në plan të celebroni dashurinë tuaj me dasmë këtë verë, atëherë jeni duke lexuar artikullin e duhur. Nëse nuk e keni vendosur akoma, filloni duke parë datën e ditëlindjes suaj dhe të partnerit.


Astrologia e njohur Susan Miller thotë: "Nëse nuk jeni të sigurt për datën tuaj të dasmës, zgjidhni një datë që është 6 javë larg ditëlindjes tuaj. Kjo është koha ideale për ju, sepse dielli është përsëri atje ku ishte kur ju keni lindur."


Astrologia shton: "Dielli është forcë shumë e madhe në jetën tuaj, është ai që ju jep jetë dhe forcë. Dielli është qendra e universit, kështu që konsiderohet fat që dielli të jetë afër datës kur keni lindur dhe afër ditës së martesës suaj."

Konkretisht për vitin 2021 datat që duhet të shmangni për të bërë dasmën janë:
30 Janar deri 21 Shkurt 2021
29 Maj deri 22 Qershor
27 Shtator deri 23 Tetor


Nëse doni të bëni një martesë të suksesshme, atëherë ndiqni këto këshilla të thjeshta, sipas ekspertëve të astrologjisë. Përndryshe injoroni gjithçka dhe bëni atë që ju thotë zemra juaj!