Kush është italiani 21-vjeçar që ka më shumë ndjekës sesa Zuckerberg në TikTok

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook, ka 7.4 milion ndjekës, ndërsa Khaby, mbreti i TikTok me banim në Chivasso, tashmë ka thyer rekordin e Zuckerberg me 11 milion ndjekës.

"Bosi, në vetëm dy javë?" shkruan Khaby në mbishkrimin e videos së tij në të cilën ai tregon faqen, e cila në atë moment kishte vetëm 8.7 milion ndjekës, dhe atë të themeluesit të Facebook.

 Mesazhi i tij arriti tek Zuckerberg, i cili u përgjigj duke komentuar videon me një gisht (në formën e Like) dhe është një mesazh urimi për rezultatet e arritura nga ky tiktoker i ri, i lindur në Senegal dhe i rritur në qytetin e Torinos që kur ishte 1-vjeç, shkruan La Repubblica.