Itali/ Burri u vra në aksident automobilistik, dëmshpërblehet me para dashnorja dhe gruaja e tij
Gruaja dhe dashnorja e burrit, që humbi jetën në një aksident automobilistik në Itali, u kompensuan nga kompania e sigurimeve të të ndjerit.
Me sa duket ai ka menduar për të dyja në rast fatkeqësie, që mos ngelen pa para dhe mbështetje nga ana tij, pavarësisht nëse është gjallë apo jo.
Sipas gazetës La Stampa, kompania e sigurimeve ka paguar kompensim për të dyja gratë.
39-vjeçari dhe gruaja e tij, banorë të Torinos Italia veriore , kishin një fëmijë të vogël së bashku, por burri gjithashtu kishte dhe një lidhje jashtëmartesore.
Në vitin 2020, kur ai u vra në një aksident automobilistik , policia duhej ta identifikonte atë: pasi e veja e tij ishte zhdukur në një udhëtim, dashnorja njohu trupin e tij. Menjëherë ajo kërkoi të drejtat e saj, duke përmendur lidhjen që kishte me të ndjerin dhe planet e tyre për të ardhmen.
"Tri ditë me mua, katër me familjen," thotë dashnorja,duke folur në mënyrë anonime për gazetën La Stampa.
Gazeta nuk specifikon shumat e kompensimit.
E ëma merr dhëndër me "qira" për të bijën
18 Maj, 11:39


