Rita Ora nuk e fsheh më dashurinë, bën publike lidhjen e saj romantike me aktorin e njohur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2021, 13:14

Me sa duket aludimet për një romancë midis Rita Orës dhe aktorit Taika Waiti, paskan qenë të vërteta. Sipas mediave të huaja, çifti është parë duke ngrënë mëngjes së bashku dhe duke shëtitur dorë për dorë në qytetin e Australisë, Sidnei.
Gjatë shëtitjes aktori komedian kishte veshur një palë pantallona sportiv të shkurtër, ndërsa Rita një kostum sportiv të zi. Dyshja gjithashtu mbanin veshur kapele dhe syze, në mënyrë që mos "kapen" nga fansat.

Për herë të parë qarkulluan thashetheme se Ora dhe Waititi ishin bashkë, muajin e kaluar pasi ajo ndau disa foto në Instagram. Njëra nga fotografitë paraqiti Waititi duke e përqafuar, me shkrimin: "Kohë të mira, kujtime, gjëra të rastësishme në telefonin tim dhe ato që dua".

