E pazakontë/ Del manikyri i parë ne botë me mikroçip, mund të futeni në Instagram vetëm nëpërmjet thoit tuaj
Jetojmë në një epokë ku mund të themi se teknologjia ecën me shpejtësinë e dritës. Çdo ditë njihemi me risi që nuk i kemi dëgjuar më parë. Risi, me të cilat shpesh herë vështirësohemi të ambientohemi.
Thonjtë me mikroçip janë një ndër risitë e fundit. Bëhet fjalë për një lloj mikroçipi mikroskopik,i cili ngjitet mbi thoin dhe më pas sipër tij, estetistja vendos manikyrin. Mikroçipi regjistron të dhënat personale, si adresa e emailit, llogaritë e rrjeteve sociale, kontaktet dhe llogaritë bankare të individit, bashkë me kodet për tu loguar në to.
Të gjitha këto i keni të regjistruara në gishtin tuaj. Si për shembull, nëse keni harruar kodin e Instagramit, ju mund të logoheni në profilin tuaj duke skanuar thoin me kameran e telefonit.
Por si nisi kjo ide e pazakontë?
Manikyristja nga Dubai, Nour Makarem, gjatë pandemisë filloi të krijojë thonjë inteligjentë.
" Na erdhi ideja e thonjve inteligjentë, sepse po mendonim si të sfidonim distancimin social në fushën e estetikës, duke përdorur teknologjinë. Sfida jonë e vetme ishte se si të përshtatnim madhësinë e mikroçipit me përmasat e thoit."
Mikroçipi lidhet më të dhënat tona dhe kontaktet nëpërmjet telefonit celular. Makarem e cilëson mikroçipin, si një zgjidhje të shpejtë për sa i përket mënyrës se si marrim dike në telefon, se si logohemi në rrjetet sociale dhe se di të paguajmë produktet dhe shërbimet nëpërmjet çipit që kemi në thonj. Kështu që nuk është më problem nëse ju harroni kartën e llogarisë bankare në shtëpi, sepse gishtat i keni gjithmonë me vete.
"Ne instalojmë informacione të ndryshme në mikroçip. Siç është emri, numri i telefonit, llogaritë e rrjeteve sociale dhe uebfaqet që ka secili person. Gjithmonë i harroj kartat e kreditit në shtëpi, por nuk do të harroj thoin tim", thotë Makarem.
Ajo shton se ka instaluar rreth 500 mikroçipe te klientet e saj dhe shpreson se kjo risi do të shpërndahet dhe do të përdoret në të gjithë botën. Dubai është vend që njihet për inovacionet dhe risitë e çuditshme. Qytetarët e Dubait e kanë në kulturë shpikjen e të resë dhe të veçantës, raporton CNN.
Leopardi sulmon një shtëpi, tre të plagosur
18 Maj, 11:35


