Naomi Campbell bëhet nënë! Supermodelja 50 vjeçare publikon foton

50-vjeçarja njoftoi lajmin në Instagram ndërsa ndau një fotografi të dorës së saj duke mbajtur këmbët e vogëlushes.

Një bekim i vogël më zgjodhi mua si nënën e saj. Jam aq e nderuar që je pjesë e jetës time, s’kam fjalë të përshkruaj lidhje e përjetshme që do kem me ty engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe”.

Stilisti Marc Jacobs ishte ndër të parët që uroi modelen e lindur në Londër, e cila e kishte mbatur të fshehtë lajmin se do të bëhej nënë. Redaktori britanik i Vogue, Edward Enninful gjithashtu dërgoi urimet e tij në rrjetet sociale për lindjen e vogëlushes.

Nëna e modeles, Valerie Morris Campbell, postoi në Instagram: "Jam jashtëzakonisht e emocionuar, e kam pritur një kohë të gjatë këtë moment".

Ende asnjë detaj nuk është bërë i ditur rreth foshnjës, por gjatë një interviste në 2017 me “Evening Standard”, Campbell kishtë shprehur dëshirën për t'u bërë nënë.

Naomi Campbell bëhet nënë! Supermodelja 50 vjeçare

"Gjatë gjithë kohës mendoj të bëj fëmijë. Por me mënyrën se si ka evoluar shkenca mendoj se mund ta bëj kur të dua," citohet të ketë thënë ajo.

Naomi Campbell ishte modelja e parë britanike me ngjyrë që u shfaq në kopertinën e revistës britanike të modës “Vogue”. Ajo është e njohur gjithashtu për punën e saj bamirëse dhe në 2005 themeloi “Fashion For Relief”, një bamirësi që bashkon modën dhe filantropinë.

Naomi kishte etiketuar mamin e saj, Valerie Morris-Campbell  në foton e postuar e cila më vonë e ripostoi foton në rrjetet e veta sociale duke shkruar :" Urime Naomi në ditën e lindjes së vajzës tënde. Kam  pritur për shumë kohë që jem bëhem gjyshe."

Modelja mori urime nga miqtë e saj të cilët ishin të lumtur për lajmin.

Këngëtarja Rita Ora, 30 vjeç, tha: 'Askush nuk e meriton këtë më shumë' ndërsa aktorja Zoe Saldana, 42 vjeç, komentoi: 'Oh Zot! Urime! Çfarë bekimi !! '

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Naomi Campbell (@naomi)