Mjalti i luleve dhe mjalti i gështenjës, nga dallojnë dhe cilat janë benefitet e tyre për shëndetin?
Mjalti përbën një ndër ushqyesit më të mirë për organizmin tonë. Edhe pse flitet shumë rreth benefiteve të mjaltit gjithmonë ka vend për informacione të reja rreth llojeve të mjaltit dhe vetitë kuruese që ka. Bleta rritësi, Denald Gjata, i ftuar në emisionin Ditë e Re me moderatorë Arjola Shehu dhe Arjon Muça, thotë se ku dallon mjalti i lules dhe mjalti i gështenjës. Ai liston benefitet e dy llojeve.
" Kemi dy lloje mjaltesh, është mjalti i lules edhe mjalti i gështenjës. Mjalti i gështenjës nuk ngrin në dimër ndërsa mjalti i lules ngrin, pasi ka polen brenda. Mjalti i gështenjës është ilaç edhe përdoret gradualisht dhe në sasi minimale. Mjalti i luleve është goxha i mirë për ta pirë, përdoret çdo ditë për qejf. Benefitet që kanë të dy mjaltet, i gështenjës për shembull është një ilaç shumë i mirë për diabetin, për grykët për mos iritimin e fytit, është ilaç shumë i mirë për të qetësuar dhe ta përdorur si vitaminë në mëngjes. Nëse përdor një majë luge gjelle në mëngjes , është shumë mirë, sepse të jep fuqi gjatë gjithë ditës. Kurse mjalti i luleve është mjalti që konsumohet më shumë ."
