Shkëlqen Anxhela Peristeri, përfaqësuesja e Shqipërisë i vë "zjarrin" tapetit të Eurovision
Mbrëmja e të dielës dhuroi një shfaqje përrallore mode në Roterdam të Holandës.Konkurrentët e Eurovision 2021 parakaluan njëri pas tjetrit në tapetin turkeze me elegancën dhe sharmin artistik.
Emra markash të njohura sollën veshje nga më modernet deri tek ato klasiket që i qëndrojnë çdo lloj kohe, por nuk munguan as ngjyrat e ndezura për t’i dhënë më shumë dritë e ngjyra jetës.
Në sondazhet e publikuara nga Wiwibloggs, në krye të më të votuarave si e veshura më bukur është përfaqësuesja e Letonisë, Samanta T?na, e cila ra në sy për stilin origjinal e ngjyrën e fortë të gjelbër.

Pas saj, vëmendje mori përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja Anxhela Peristeri me fustanin e saj të kuq.
E çara e theksuar në këmbën e majtë tregonte jo vetëm elegancën, por edhe sensualitetitn e këngëtares shqiptare.
Për veshjen e saj ishte kujdetur Valdrin Sahiti, një ndër stilistët më të talentuar të trojeve shqiptare, suksesi i të cilit i ka kaluar kufijtë.





