Manjani: Partitë kanë vetëm një njeri që tërheq karrocën, të tjerët miza te b*tha e kalit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2021, 21:42
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh se duhet të bëhet një ligj që kush e shet votën të ndalohet që të votojë për gjithë jetën.
Manjani: Fakti është në kuti tashmë, nuk ka rëndësi nëse është blerë apo jo. Për mua të bëhet një ligj që kush e shet votën të ndalohet që të votojë për gjithë jetën.
Sistemi ynë politik që për mua është i kapur dhe ka krijuar modele të njerëzve të fortë në politikë. Kemi një njeri që tërheq një karrocë dhe të gjithë të tjerët janë kot, që duken si pleshta që rrinë te b*tha e kalit të karrocës.
Ka shumë nga këto personazhe, njeri prej tyre është Erion Veliaj. Ky është një problem shumë i madh i demokracisë tonë brenda partive.
