Reagimi i shqiptarëve kur preken tema pikante, “Nilsaywhat” tregon se…

Nilsa Hysi, e ftuar në emisionin Why Not me moderatore Roza Lati, rrëfen rreth komenteve negative, që merr kur poston video, ku preken tematika pikante, në rrjetet sociale. Nilsa thotë se jo të gjithë i kuptojnë mesazhet që fshihen pas videove të saj. Kështu ndodhi dhe në rastin e fundit me një video, ku ndjekësit mendonin se Nilsa po kërkonte burrë në Instagram për t'i rritur fëmijët. Mesazhi ishte: "Shiko se sa keq tingëllojnë njerëzit kur sillen kështu, sepse e dimë që shumë meshkuj kërkojnë vajza për të mbajtur fëmijët, për të gatuar dhe për tu sjellë mirë me prindërit. Ky ishte qëllimi i videos. Si do të dukej kjo kur del nga goja e një femre", thotë Nilsa.