Historia e hebrenjve në Shqipëri

Janë 20 stenda me rreth 150 dokumente dhe foto te marra nga Arkivi Qendror Shqiptar u vendosën zonën e Pazarit të ri në Tiranë. Është historia e hebrenjve në Shqipëri.

Elsa Saka , drejtore e evidences qendrore ne Arkive, tregon se qëllimi i kësaj ekspozite është sjellja në vëmendje e një pjesë të historisë së familjeve hebreje që kanë gjetur strehim te ne.

Sokol Mirakaj, nip i ministrit të brendshëm Kol Bib Mirakaj, tregon për sfidat e hasura në pajisjen me pasaporta shqiptare për të gjithë hebrenjtë që ndodheshin në territorin e vendit tonë në atë kohë.

Kjo ekspozite pret vizitë deri më 7 Maj.