E rëndë! Përmbyset traktori në Gramsh, humb jetën 61-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan.

Burime për Ora News bëjnë me dije se një 61-vjeçar i identifikuar si Feruzan Zeneli ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor, tip traktor.

Mësohet se viktima sapo e kishte rregulluar mjetin e tij tip traktor dhe po kthehej në shtëpi. Në atë moment, 61-vjeçari ka humbur kontrollin duke ndërruar jetë si pasojë e përplasjes.

"Në fshatin Skënderbej, Gramsh, shtetasi F.Z., rreth 61 vjeç, duke drejtuar mjet bujqësor ( traktor) ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën."-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit