Komuniteti LGBTIQ vazhdon të përballet me sfida dhe diskriminim
Të drejtat e njeriut u përkasin të gjithëve,ndaj në ditën ndërkombëtare te komunitetit LGBTIQ u dhanë mesazhe për të promovuar diversitetin, barazinë e dashurinë. E pranishme në manifestimin që u zhvillua në sheshin Nën Tereza ishte dhe Ambasadorja holandeze
“Vaksina kundër homofobisë është dashnia”
Nën këtë slogan pjestarë të LGBTIQ dhe aktivistë në mbrojtje të këtij komuniteti janë mbledhur në sheshin Nën Tereza në ditën ndërkombëtare të tyre.
Ambasadorja holandeze e pranishme në këtë manifestim dha mesazhe në mbrojtje të këtij komuniteti që vazhdon e diskriminohet.
"Të drejtat e njeriut i përkasin të gjithëve, nuk ka rëndësi kush je dhe kë dashuron, shijoni të gjitha festimet."
Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi dhe president i ambasadës rozë folën për sfidat dhe dhanë mesazhe për sa më shumë paqe e dashuri për këtë komunitet.
"Komuniteti vazhdon të jetë i diskriminuar sepse në më të shumtën e rasteve është peng i parashikimeve që shoqëria ka."
"Duhet të jetojmë në një botë në paqe. Problemet që ne hasim janë kaq të mëdha sa ne nuk kemi kohë të humbim. "

