Meta në samitin e Brdo-Brijunit: Anëtarësimi europian, qëllimi strategjik kombëtar

Presidenti i vendit Ilir Meta ka përshëndetur takimin e 10-të të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit .

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se Anëtarësimi në Bashkimin Europian vazhdon të jetë përparësia më e lartë e Shqipërisë dhe qëllimi ynë strategjik kombëtar.

"Anëtarësimi në Bashkimin Europian vazhdon të jetë përparësia më e lartë e Shqipërisë dhe qëllimi ynë strategjik kombëtar. Kushtëzimi i vendosur nga BE është një provë e rëndësishme për funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.

Mbështetja e Procesit të Brdo-Brijunit për ambiciet e Shqipërisë për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur negociatat, është një mesazh i fortë për të ardhmen strategjike dhe të pakthyeshme europiane të këtij rajoni."