Fier/ Automjeti përplas nënën dhe dy fëmijët, drejtuesi largohet nga vendngjarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier. Burime për Ora News, bëjnë me dije se një automjet ka përplasur nënën dhe dy fëmijët e saj, e më pas drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Fierit.
Automjeti mesohet se ka qenë në bulevard, ndërsa ka përplasur nënën dhe dhe dy fëmijët, të cilët janë shoqëruar në Spitalin e Fierit.
"Sot rreth orës 20:35, në lagjen "Apollonia", një automjet tip "Benz" ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. B., 35 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur 7 dhe 9 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja. Shtetasja E. B dhe fëmijët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën."- njofton policia e Fierit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

