Më 13 qershor zgjedhjet brenda PD, kryesia miraton datën

Më 13 qershor të këtij viti, pritet që Partia Demokratike të zhvillojë zgjedhje për kryetarin e ri të kësaj force politike. Propozimi ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

Procesi do të hapet që më 16 maj deri më date 22. Më 23 maj pritet të paraqiten edhe kandidaturat dhe më 13 qershor të zhvillohet edhe procesi i ri zgjedhor Brenda radhëve të Partisë Demokratike.  

Propozimi i Gazmend Bardhit është pranuar nga Kryesia e PD, teksa i ka kaluar për miratim edhe Këshillit Kombëtar.

Ora News mëson se Lulzim Basha do të rikandidojë për kryetar i Partisë Demokratike, ndërkohë deri më tani në garë kundër tij është deklaruar vetëm Fatbardh Kadilli.

Komisioni Zgjedhor Brenda Partisë demokratike bëhet e ditur se do të përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Kelliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani në rolin e anëtarëve, ndërsa kryetar do të jetë Jemin Gjana.