Basha: Nuk lejova bashkëpunimin me bandat në zgjedhje, kjo është përgjegjësia ime
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen me Kryesisë së kësaj force politike ka deklaruar se në zgjedhje nuk ka lejuar të bashkëpunojë me bandat.
Në fjalën e tij, Basha është shprehur se e ndjen zëmërimin e demokratëve për masakrën zgjedhore të 25 prillit, teksa u ka kërkuar që të bëhen bashkë për të luftuar dhe fituar betejën.
“Jam i bindur në drejtësinë e betejës sonë. Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi janë qytetarët shqiptarë.
Unë jam i bindur në drejtësinë e betejës tonë. E di se si unë ndihet shumica dërrmuese e demokratëve, e ndjej zemërimin e tyre për masakrën zgjedhore të 25 prillit, e di që ata janë gati që këtë zemërim ta kthejnë në energjinë e nevojshme për ta luftuar betejën tonë deri në fitore.
Prandaj ju kërkoj të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Të bashkuar në këtë moment përcaktues për të ardhmen e betejës tonë dhe për fatet e vendit dhe të përmirësojmë, bashkërisht, ato gjëra që sigurisht mund dhe duhet të përmirësojmë."- është shprehur Basha.


