Covid-19 në Shqipëri/ 3 viktima, 37 raste të reja dhe 1,231 të shëruar në 24 orët e fundit
Tre viktima dhe 37 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 9 të infektuar, duke vijuar më pas me 8 raste në Korçë, 4 raste në Shkodër, Vlorë, 3 raste në Pogradec, 2 raste në Devoll, Librazhd, 1 rast në Durrës, Fier, Tropojë, Gjirokastër, Dropull.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 51-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124,312 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive.
Statistika (16 Maj 2021)
Raste të reja ditore 37
Të shëruar në 24 orë 1,231
Të shtruar në spitale 85
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1,862
Testime totale 676,757
Raste pozitive 132,015
Raste të shëruara 124,312
Raste Aktive 5,271
Humbje jete 2,432
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4137
Shkodër 219
Fier 125
Korçë 196
Gjirokastër 135
Durrës 64
Vlorë 113
Elbasan 75
Lezhë 87
Berat 57
Kukës 29
Dibër 34

