Mbledhja e PD-së me Kryesinë/ Basha: Te ne ka vend për të gjithë, por s'mund të kemi vizione të ndryshme për zgjedhjet
Zbardhen detaje nga mbledhja që po zhvillon Partia Demorkatike me Kryesinë. Ora News, mëson se në mbledhje, Basha është shprehur se në PD ka vend për të gjithë dhe për idetë e gjithsecilit.
Por nga ana tjetër Basha thotë se brenda Partisë Demokratike nnuk mund tyë ketë vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
"Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet cuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prilllin."
Më tej shton se nëse është e qartë se zgjedhjet e 25 prillit ishin masakra më e madhe zgjedhore, gishti s’duhet nga njerëzit të pranishëm në mbledhje, por tek kundërshtari përballë.
"Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.
Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër veçse i japim një dorë kalçifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore."
Basha ka pranuar në mbledhje se po mban peshën kryesore të sulmeve dhe fushatën denigruese ndaj tij, por shton se beson tek ndryshimi.
"E di që është e vështirë, e di sepse e provojë në lëkurën time përditë, këtë përmbysje djallëzore vlerash, pasi jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe. Por unë e mbaj peshën e këtyre sulmeve sepse besoj tek shqipëria dhe sepse besoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurre për nje HAJDUT tjeter me te madh, apo një ortak me te zote te bandave dhe mafias."-është shprehur Basha.
Kryesia e PD është mbledhur që prej orës 17:00, ku në fokus janë diskutimet dhe vendimmarrjet për proceset pas situatës së krijuar pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Mbledhja po zhvillohet në selinë blu. Deri më tani PD ka vazhduar me ankimimet e asaj që e quan si një masakër zgjedhore në 25 prill dhe nuk ka dhënë një verdikt të qartë nëse zgjedhjet do të njihen apo jo.


