Censusi i pelikanit kaçurrel, numërohet shpendi i veçantë në liqenet e lagunat shqiptare

Në liqene dhe laguna ka nisur numërimi I pelikanit Kacurrel, një prej specieve të rralla që qëndron në vendin tonë. Censusi do të zgjasë 2 ditë dhe zhvillohet për të dytin vit në Shqipëri për të parë tendencat e kësaj popullate në vendin tonë.

Në parkun Kombëtar të Prespës nisi censusi për Pelikanin Kaçurrel, një specie e rrezikuar në rang global.

Në ujërat e liqenit që ndahet mes Shqipërisë, Greqisë e Maqedonisë së veriut janë numëruar rreth 1200 individë, ku vitin e kaluar 400 pelikanë u gjetën në pjesën shqiptare

“Ky census bëhet për të njohur shpërndarjen gjeografike të këtij politikani dhe për ta monitoruar. Bëhet në Maqedoni, Greqi, dhe Shqipëri. Nuk kemi pasur raste të sëmundjeve në Shqipëri."

Censusi do të zgjasë për dy ditë dhe është shtrirë njëherësh në të tre vendet, ku specialistët thonë se ka pritshmëri që numri i pelikanëve të jetë shtuar, pasi në zonë nuk ka pasur raste të dëmtimit të shpendëve.

“Është hera dytë që punojmë me shpendët këtë vit. Në janar numëruam shpendët e ujit, ndërsa tani do  numërojmë pelikanët kaçurrel. Unë mendoj se numri i pelikanëve do të jetë I njëjtë po kjo varet edhe nga kushtet atmosferike.”

Jemi këtu në fshatin e Gollombocit në Parkun Kombëtar të Prespës. Është një projekt i cili po implementohet në këtë park për administrimin e zonave të mbrojtura ku të gjithë ne do të numërojmë Pelikanin Kaçurrel ne te dyja liqenet e Prespës. Kjo është një eveniment i organizuar në të gjithë Shqipërinë por po ashtu po ndodh e ne këto 3 vende kufitare si Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia. Është hera e dytë që po punojmë shpendët këtë vit.

Në Janar numërojnë shpendët e ujit tani po numërojmë pelikanin Kaçurrel. Unë mendoj se numri i pelikanëve do të jetë i njëjtë por kjo varet edhe nga kushtet atmosferike

Paralelisht, numërimi i pelikanit kaçurrel dhe atij rozë ka nisur edhe në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, Shkodër, Vlorë dhe Kune-Vain.