Mblidhet Kryesia e PD-së/ Kadilli: Edhe sot do kërkoj dorëheqjen e Bashës
Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, pak para nisjes së mbledhjes së Partisë Demokratike me Kryesinë, në një deklaratë që ka dhënë për mediat është shprehur se edhe sot do të kërkoj dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Më tej, theksoi se se PD-së i duhet një frymë e re, për të përmbyllur një cikël, që sipas tij ishte zhgënjyes.
“Jam sot për ti kërkuar dorëheqjen e parevokueshme Lulzim Bashës sepse nuk është zgjidhje për PD, është problemi i PD. Sot përmbyllet një periudhë zhgënjyese për PD dhe po sot fillon një periudhë shprese. Jam i angazhuar për ta çuar përpara këtë projekt, për një PD të pastër. Jam këtu për t’i shërbyer PD, sipërmarrja është e vështirë, por përkrahja e demokratëve më bën të sigurt për të krijuar një PD të re, të pastër”, u shpreh Kadilli.


