Debat në mbledhjen e Kryesisë/ Kadilli-Bashës: Jep dorëheqjen e parevokueshme, nuk je i pazevëndësueshëm

Në mbledhjen e Partisë Demokratike me Kryesinë,  kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli, i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës të japë dorëheqjen nga Kryetari i opozitës.

Ora News, mëson se në fjalën e tij, Kandilli i është drejtuar Bashës duke i thënë se në PD ka njerëz më të mirë, prandaj ai duhet të japë dorëheqjen e parevokueshme.

"Nuk je i pazevëndësueshëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd. Fushatë e bëre i vetëm nuk mbështete asnjë njeri. Janë bërë shumë gabime në fushatë. Problemet në zgjedhje nuk duhet të justifikojnë humbjen. Për një pjësë të problemeve je vet përgjegjës. Për një pjesë tjetër, ke qenë i pazoti ‘i ndalosh. Lufta për votën bëhet brenda sistemit.

Kjo luftë do vazhdoj sa herë të ketë zgjedhje. Në luftën për votën ke pasur më shumë sukses brenda sistemit se sa jashtë sistemit. Përvojat: 2015 më mire së 2021, dhe këto dukshëm më mirë se 2017, apo dhe më keq, nga 2019.

Nuk je aspak i nevojshëm për luftën institucionale për votën. Kemi ekipin më të mirë dhe ekspertizë të shkëlqyer. Ata që na dhanë fitoren tende në 2011. Luftën politike e bëjmë me një koncept të ri, me qasje të re dhe me frymëzim të ri, me besushmërinë, me vërtetesinë dhe me vendosmërinë si tipare që ty të kanë munguar. Humbja është e jotja, pergjegjësia jotja.

Të kemi mbeshtetur duke sakrifikuar identitetin tonë dhe profilin politik, karrierën dhe çdo gjë. E ndërtove opozitën me kauza rastësore dhe ishe i destinuar të dilje humbës. Braktise shume kauza duke korruptuar besimin e mbështetjes.

Nuk ndërtove raport të qartë dhe besimi me aleatët strategjik; mbete peng i lobimeve private dhe nuk pate asnjëherë një  qasje solide dhe strategjike. Mos u fshih pas mbështetjes që kërkon lart e poshtë në  Parti. Edhe Berisha kishte mbështetje absolute në parti, por kishte realizmin te ikte. Ti nuk mund të ndërtosh më asgjë te re. Nëse  une jam bartës i një projekti të ri ti je kujtesa e projektit të shteruar dhe humbjes.

Kryesia e PD është mbledhur që prej orës 17:00, ku në fokus janë diskutimet dhe vendimmarrjet për proceset pas situatës së krijuar pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Mbledhja po zhvillohet në selinë blu. Deri më tani PD ka vazhduar me ankimimet e asaj që e quan si një masakër zgjedhore në 25 prill dhe nuk ka dhënë një verdikt të qartë nëse zgjedhjet do të njihen apo jo.