Mbledhja e PD/ Koka: Do flitet për 25 prillin dhe për zgjedhjen e kryetarit të partisë
Gazetari Bledian Koka, ka komentuar mbledhjen që do të zhvillojë ditën e sotme Partia Demokratike me Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Sonila Musai, shprehet se në mbledhje do të diskutohet për zgjedhjet e 25 prillit si dhe për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike.
"Askush nuk mund të largohet dhe përjashtohet në një proces i cili do të jetë proces i hapur. Ajo që do të diskutohet sot është me zgjedhjet në strukturat drejtuese përfshirë edhe zgjedhjen e Kryetarit të Partisë, që do të jetë një datë 13 se 20 qershor. Do të jetë një proces zgjedhor i parakohshëm.
Është një zhvillim i brendshëm i Partisë Demokratike ku do të diskutohet për zgjedhjet dhe procesin zgjedhor që do duhet të bëhen brenda palëve përcaktuese nga struktura drejtuese. Besoj se nuk do të ketë largime. PD është e vetmja Parti që zhvillon zgjedhjet edhe për kryetar, ndryshe nga PS. PD është një parti se të gjithë organizmi drejtues i kësaj force zgjidhet me votë. Sot mund të ketë edhe zyrtarizime të një kandidature tjetër."
Koka thekson se pretendimi i PD për ripërsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe është i drejt, teksa shton se pavarësisht akuzave që ka bërë partia në fjalë nuk ka asnjë veprim nga ana e institucioneve shtetërore.
"Unë mendoj se pretendimi I partisë demokratike për ripërsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe qëndron sepse vetëm në këtë mënyrë mund të verifikohet nëse ai që kemi parë me 25 prill është vullneti i qytetarëve. Dimë sesi njerëz të PS janë angazhuar drejtpërdrejt për vjedhjen e votave. Kemi akuzat e opozitës por kemi dhe heshtjen e institucioneve shtetërore. Sigurisht që ata kanë marrë një vendim të ndërmjetëm, vendosën të numërojnë vetëm 22 qendra votimi për të thënë se votat janë në rregull, nuk ka vend për diskutim. Procesi zgjedhor më 25 prill nuk është zhvilluar thjesht ka mbaruar sipas vullnetit që ka dhënë lidershipi i PS-së."


