Policia s’merr masa për maskat, prej 29 marsit nuk raporton më gjoba
Në një kohë që shifrat e të infektuarve me COVID në vendin tonë janë ulur, masat për mbajtjen e maskave apo dhe orari i ndalimit janë ende në fuqi.
Por nga një vëzhgim i bërë, policia e shtetit prej një muaji nuk duket në terren për të marrë masa ndaj shkelësve.
Prej më shumë se një muaji, shifrat e infektimeve apo viktimave nga COVID në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm.
Pavarësisht kësaj situate, masat kufizuese si mbajtja e maskës apo dhe ndalimi i qarkullimit pas orës 22:00 janë ende në fuqi.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët duken më të relaksuar për shkak të shifrave të ulëta dhe një pjesë e madhe nuk i respektojnë më masat.
Nga një vëzhgim i bërë nga Ora News, duket se edhe kontrollet nga policia për respektimin e tyre mungon prej shumë javësh.
Këtë të diel, rrugët e Tiranës janë të mbushur plot me njerëz, ku nga vëzhgimet, shumica e tyre janë pa maska.
Patrullat e policisë gjatë këtyre orëve ishin inekzistente.
Me këtë situatë, qeveria duhet të vendosë nëse masa të tilla duhen hequr, ose t’I rikujtojë policisë detyrën e saj.


