Basha mbledh kryesinë dhe Këshillin Kombëtar pasdite, në fokus 25 prilli

Pritet që ditën e sotme Partia Demokratike të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.

Një mbledhje e tillë mbahet pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku PD nuk arriti dot të fitonte, por mori vetëm 59 mandate.

Ndërkohë, mësohet se Kryesia e PD do të mblidhet në orën 17:00, ku në rend dite do të jenë diskutime dhe vendimmarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Mbledhjet zhvillohen në selinë blu dhe do të jetë përballja e parë e Bashës me kritikët brenda PD-së, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Deri më tani PD ka vazhduar me ankimimet e asaj që e quan si një masakër zgjedhore në 25 prill dhe nuk ka dhënë një verdikt të qartë nëse zgjedhjet do të njihen apo jo.