Kazanët plot pranë shkollave, qytetarët ankesa për shërbimin e pastrimit në Elbasan

Në shumë lagje të Elbasanit banorët për shërbimin e pastrimit të mbetjeve urbane.

Shqetësim më vetë për ta është situata që krijohet pranë institucioneve arsimore duke u kthyer kështu edhe në një rrezik për fëmijët.

Kontenierë të mbushur plotë dhe plehra në tokë.

Kjo është pamja që hasin çdo ditë qytetarët e Elbasanit në disa nga lagjet e qytetit.

Në lagjen “Qemal Haxhiahasani”, mospastrimi i mbetjeve urbane është kthyer në shqetësim.

"Çdo ditë pothuajse kjo gjendje është. Me këtë duhet të merret bashkia se nuk është normale."

Shumë prej këtyre kontenierëve janë të vendosur pranë institucioneve arsimore çka bën që qytetarët të shpërthejnë në kritika ndaj Bashkisë.

"Përpara një shkolla shohim llum dhe mbeturina. Nëse duhen 20 mijë lekë ia jap unë bashkisë, vetëm kjo katastrofë mos jetë këtu."

Të shqetësuar e frikësuar për shëndetin e fëmijëve kërkojnë nga bashkia Elbasan shërbimin për të cilin paguajë taksa.

"Ne nuk futemi dot brenda jo të bëjmë ankesa. Shkojmë po nxjerrin justifikime dhe gjendja këtu po njëlloj."

Mungesa e pastrimit dhe e mirëmbajtjes së ambienteve publike ka qenë një shqetësim I vazhdueshëm në Elbasan.