Harrohen kafet mes fqinjëve, sot komshinjtë nuk njohin njëri-tjetrin
Marrëdhëniet mes fqinjëve kanë ndryshuar me kalimin e viteve.
Copëza kujtimesh të treguara me nostalgji dhe emocion mbahen mend gjatë në memorien e të moshuarve për afërsinë dhe lidhjen e ngushtë me komshinjtë.
"Ishim më të afrueshëm, më të dashur. I linim çelësin njëri-tjertrit, gjellën që të na e hiqte."
"Dilnim në oborret e pallateve, dikush një kek, dikush një frut."
"E ke jetën më shumë me ata sesa me njerëzit e afërt. Unë kujtoj një rast kur babai im ndjesë pastë ndërroi jetë, thirrëm komshinjtë të parët."
"Kam qenë 24 vjet jashtë dhe e ndjej mungesën jo vetëm të njerëzve të mi por të gjithë komshinjve."
Qytetarët shprehen se kjo marrëdhënie në ditët e sotme ka ndryshuar tërësisht. Fqinjët duket se nuk janë më aq të afërt.
"Sot është jeta më private."
"Kam disa kushërinj këtu në Tiranë që më thonë se ne nuk e dimë as kë kemi komshinj."
Koncepti i fqinjësisë së mirë ka ndryshuar. Për të rinjtë njeriu i vetmuar dhe individual merret si shembull.Shumë të rinj as nuk njohin fqinjët.
"Ka ardhur një kohë që secili shikon punën e vet dhe është një gjë e mirë se çfarë nuk po ndodh."
"Jo, nuk i njoh fare."
Edhe pandemia ka patur ndikimin e saj në ftohjen e marrëdhënieve mes fqinjëve.



