Në gjyq “Shumakeri i Gjirokastrës”, vuri në alarm 6 komisariate policie gjatë arratisjes
Pasi ka kaluar më tepër se një vit nga arratia e çmendur me makinë nga Devolli në Elbasan, Prokuroria ka marrë si të pandehur nën akuzën e tentativës së vrasjes së efektivëve të policisë, Aldiron Shehun, ose siç njihet ndryshe “Shumakeri i Gjirokastrës”.
Aldiron Shehu, i konsideruar si “Shumakeri i Gjirokastrës”, është marrë i pandehur nga prokuroria, nën akuzën e “Vrasjes së punonjësve të policisë së shtetit” mbetur në tentativë.
Në 4 shkurt të vitit të kaluar, ai vuri alarmoi 6 komisariatet e Devollit, Korçës, Pogradecit, Prrenjasit, Librazhdit dhe Elbasanit, të cilat u vunë në ndjekje të tij nga Devolli deri në Elbasan.
Në tentativë për t’i shpëtuar policisë rrugore Aldiron Shehu çau postobllokun e policisë rrugore në Elbasan dhe plagosi efektivin Eugen Abdyrrezaku.
Por vetëm 100 metra më tutje ai humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një makinë tjetër duke i dhënë fund edhe arratisë.
Gjatë kontrollit të makinës së tij, policia gjeti edhe 3 targa të tjera, një prej të cilave greke, si edhe një fenelinë policie me kordon.
Gjatë hetimeve për këtë çështje, u ngritën dyshimeve të forta se Aldiron Shehu, do të transportonte lëndë narkotike dhe kishte armë pa leje me vete. Por këto akuza nuk mundët të provoheshin.



