Dhunoi qenin e rrugës, protesta në Tiranë kundër nëndrejtorit të spitalit të Peshkopisë
Në video ku ushtrohet dhunë ndaj qenve endacake ka nxjerrë në protesë qytetarë e aktivistë të mbrojtjes së kafshëve. Ata dënuan mosveprimin e institucioneve për kauzën që ata mbrojnë, ndërkohë kritikuan edhe mbylljen e dosjes nga SPAK për padinë e ngritur për abuzime me fondet e dhëna në mbrojtje të kafshëve.
Ky episod i dhunës së ushtruar ndaj kafshëve nga një funksionar publik u bë shkak për protesta në Tiranë.
Në video shihet teksa nëndrejtori i spitalit të Peshkopisë keqtrajton një qen rruge.
Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile dhe të mbrojtjës së kafshëve dënuan ashpër këtë veprim.
"Shikohet personi që dhunon qenin, me qenin e tij ai bën prova me kafshët e rrugës. I keqtrajton ata me frikën për qenin e tij që e ka pitbull. Nëse ky shtet ka ligje dhe ndalohet pitbulli dhe racat e rrezikshme që të jenë pa maska atëherë ai mund ta bëjë këtë gjë.

Ata thanë se SPAK-u ka refuzuar kërkesë-padinë e depozituar me pretendimin se nuk ka prova dhe materiale të mjaftueshme .
"Ato janë varsje me zë e figurë që vetëm për SPAK nuk quhen prova sepse duken që mbrojnë njëri-tjetrin."
Pjesëmarrësit ne tubim kanë paralajmëruar protesta të tjera derisa të garantohet mbrojtja e katërputroshave nga dhuna, keqtrajtimi dhe vrasja e tyre.

