Durrës, gjendet i vetëvarur në pemë një 48-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2021, 16:04
Një shtetas 48 vjeç është vetëvarur ditën e sotme në lagjen nr. 15, Kallm, në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake ai nuk ka shenja dhune në trup, por nuk dihet akoma shkaqet që e kanë çuar drejt këtij akti ekstrem.
"Më datë 10.05.2021, rreth orës 12:30, në lagjen nr. 15, në “Kallm”, është gjetur i vetëvarur në pemë, pa shenja jete shtetasi P.D., 48 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune." - njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


