Dyshohet se vuante nga probleme mendore, bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 70 vjeçari në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Sipas asaj që njofton policia, shtetasi Dh. D., 70 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë duke rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia rreth orës 09:00.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas vuante nga shëndeti mendor.