Presidentja e Komisionit të BE-së bëhet gjyshe për herë të parë dhe ndan me ndjekësit foton e ëmbël
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2021, 13:01
Presidentja e Komisionit, të BE-së, Ursula von der Leyen, u bë gjyshe për herë të parë. Lajmin e bëri të ditur vetë presidentja, duke postuar në Instagram një foto, në të cilën përqafon mbesën e saj, duke shkruar: "Gjyshe krenare. Një moment kaq magjik - nipi im i parë!"
Kujtojmë se Ursula është nënë e shtatë fëmijëve.
