Rama mbledh deputetët pas 25 prillit, u jep 3 mesazhe: Analizë të thellë brenda partisë, gati për 2025

Pak javë nga zgjedhjet e 25 prillit kryeministri Edi Rama mblodhi deputetët socialistë për tu përcjellë tre mesazhe.

Mesazhi i parë: Pavarësisht pakënaqësive që kanë shkaktuar brenda  PS-së këta zgjedhjeve, duke ngelur jashtë parlamentit emra të njohur të kësaj partie,Rama u kërkoi të angazhohen dhe të nisin punën për të fituar zgjedhjet e 2025. Ky ishte mesazhi i parë.

Mesazhi i dytë: Rama tha se mandati I tretë do të jetë ndryshe dhe do vijojë t’I shtrirë dorën Partisë Demokratike dhe ta ftojë për bashkëpunim. Madje Rama tha se edhe për emrin e zëvendësuesit të Metës, në presidencë do konsultohet me Partinë Demokratike.

Mesazhi i tretë kishte të bënte me presidentin Ilir Meta. Kryeministri  u bëri të qartë deputetëve socialist se ata duhet të bëjnë gjithçka që Meta të shkarkohet

Keqardhja: 4 mandate i lamë rrugës 

Rama u shperh i keqardhur që në zgjedhjet e 25 prillit nuk arriti të merrte 78 mandate, dhe për këtë ua vuri fajin votave të pavlefshme.

Gjynah që nuk kemi mundur të maksimizojmë rezultatin final me +4 mandate të cilat i kemi lënë rrugës për shkak të numrin të madh të votave të pavflefshme, të atyre që kanë zgjedhur 12-ën në Dibër, Shkodër, Tiranë dhe Elbasan, por kanë gabuar me shënjimin e numrit të preferencës për kandidat.

Por kjo sigursht që nuk e bën më pak të çmuar rimarrjen e 74 mandateve njësoj si 4 vite mëparë, përkundrazi kjo është një 74 shumë domethënëse pas një mandate të dytë skajshmërisht të vështirë për shkak të tërmetit dhe pandemisë që e bënë këtë mandate të dytë më të jashtëzakonshmin të historisë së pluralizmit të Shqipërisë.

Gara e Brendshme

Nuk mund të mos komentonte listat e hapura që shkaktoi dhe një garë të brendshme brenda partisë.

“Gara e brendshme ka sjellë të mirat e saj por dhe dëme anësore që duhen analizuar me kujdes për të nxjerrë mësimet e duhura në këtë sistem të ri zgjedhor për ndeshjen tjetër pas 4 vitesh.

Qeveria e re

Tani që ka marrë shumicën e re qeverisëse në Kuvend dhe në çdo nivel të ekzekutivit, Kryeministri Edi Rama thirri deputetët socialistë në një takim për ti përcjellë mesazhin se duhet të nisin përgatitjet për fitoren tjetër

"Mesazhi im i parë për të gjithë familjen tonë të madhe politike është të jini gati.Gati për të nisur qysh tani përgatitjen e fitores tjetër edhe tjetrës mëtej në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe në ato të përgjithshmet në vitit 2025.Gati për të mbajtur me dinjitet të lartë përgjegjësinë e shumicës së re qeverisëse në Kuvend dhe në çdo nivel të ekzekutivit.

Gati për të analizuar në çdo aspekt mandatin e dytë dhe ndeshjen e sapo përfunduar, që të kuptojmë sa më qartë se ku dhe si duhet të ndërhyjmë për përmisime të mëtejshme të makinerisë sonë elektorale, se natyrisht për të reformuar mëtej qeverisjen, strukturën e Partosë Socialiste padyshim dhe vet Shqipërinë."

Ikjet dhe prurjet e reja

Përgatitjet për mandatin e katërt pasi të bëhet një analizë e brendshme ku ata që nuk kanë arritur objektivin duhet të largohen. Ndërsa duhet nisur menjëherë fushatë hapjeje e re e PS-së

"Me gadishmërinë maksimale duhet të nisim menjëherë një fushatë hapjeje të rë të Partisë Socialiste, ku nga njëra anë duhet të krijojmë një mundësi të besueshme përfshirjeje të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e kësaj familje dhe nga ana tjetër duhet të rirreshtojmë të gjitha forcat në terren bazuar në rezultatet e arritura.

Kush nuk ka arritur objektivin, që nga niveli i drejtimit të organizatës deri tek niveli më i lartë organizativ duhet t'ia lër vendin dikujt tjetër dhe nga ana tjetër kush nuk ia ka zbardhur faqen kësaj shumice në nivelet ekzekutive në tërritor duhet gjithashtu që të ia lër vendin dikujt tjetër.

Një Komision i Posaçëm Organizimi duhet të ngrihet me shpejtësi për ta orientuar dhe kordinuar këtë proçes dhe po ashtu në çdo qark do të ngrihen nën drejtimin e të deleguarve në komisonet rajonale të riorganizimit që do të jetësojnë këtë operacion ripërtëritës me anëtarësime të reja dhe me lëvizje të brendshme organizative.

Më 12 qershor Kongresi 

Në 12 qershor Partia Socialiste mbush 30 vjeç dhe 12 qershori "është dita e duhur për të thirrur Kongresin e Jashtëzakonshëm - tha Rama - ku jo vetëm të kremtojmë siç duhet këtë përvjetor kaq të rëndësishëm me të gjithë brezat por edhe të paraqesim vizionin “Shqipëria 2030” si dhe angazhimet kryesore të planit të ri qeverisës.”