"Kemi plan ambicioz për Shqipërinë", Rama: Do ta mbajmë të shtrirë dorën e bashkëpunimit për PD

Kryeministri Rama gjatë takimit me deputetët e PS paraditen e sotme u shpreh se dora e bashkëpunimit për PD do të jetë gjithmonë e shtrirë.

Rama tha se nuk e fituan këtë mandat për të luftuar me PD,  por për ta çuar Shqipërinë përpara.

"Kemi një plan shumë ambicioz për Shqipërinë dhe koha, energjitë, forca e veprimit dhe mendimit tonë duhet të jenë të tëra në dispozicion të vizionit Shqipëria 2030. Ne nuk kemi marrë një mandat për të luftuar me PD, por për të çuar deri në fund punët e mëdha që kemi nisur dhe për të nisur punë të mëdha dhe për t'i çuar deri në fund. Natyrisht nuk do ta presim PD deri kur të vendosë lidhjen me realitetin, por të jemi gati që të bashkëpunojmë me demokratët kurdo qoftë dhe sidoqoftë kjo të jetë e mundur, pa u lodhur, pa humbur durimin dhe toruan, ne do ta mbajmë të shtritë dorën e bashkëpunimit dhe nuk do të lëmë rast pa ja kujtuar me fjalë dhe me sjellje dhe me vepra se për ne kjo është dekada për ta ngjitur lart Shqipërinë. "