"Goma, karrige dhe shezlonge", vullnetarët në aksion për pastrimin e Jonit

Nisma e Luleve dhe "Spiranca Diving Center" kanë nisur sezonin e tretë të pastrimit të tabanit të Detit Jon.

Në Sarandë këtë fundjavë u pastruan 26 goma, 30 karrige dhe shezlonge në zonën nga Plazhi te Centrali deri te hotel "Grand".

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj thotë se në  16 aksione janë pastruar 1310 goma, rreth 36 000 shishe, bidona, kanaçe dhe 30 shezlonge.

"Falenderojmë këdo angazhohet për pastrimin! Falenderojmë Bashkinë Sarandë për mjetin e transportit të mbetjeve deri në landfill" shkruan ai në facebook.

Një falenderim e ka dhe për vullnetarët në këto aksione.

"Falenderoj çdo qytetar që bashkohet gjatë aksioneve! Falenderoj dhe ekipin e shkëlqyer: Saimir S. Boseta, Ergys LLanaj, Ksanti Gjoni, Gerta Brozi, AguStela Thoma, Cimi Beqaj, Kledi Koka, Fatjon Brahimaj, Ardit Cikuli, Vasil Dajko, Ali Hajdini, Klejdi Myrtaj, Romina Laze, Admir Kushova, Saimir Kushova, Nehati nga Kosova, Endri nga Tirana, Oni nga Izraeli".

Në fund dhe një apel, në dukje klishe, por mjaft i rëndësishëm.

"Ruajeni detin! Ta pastrojmë vendin tonë!"

"Goma, karrige dhe shezlonge", vullnetarët në aksion

"Goma, karrige dhe shezlonge", vullnetarët në aksion

"Goma, karrige dhe shezlonge", vullnetarët në aksion