Sot 9 Maji, dita e Evropës! A është edhe Shqipëria gati?

Këtë pyetje shtron ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në Ditën e Europës.

Në një mesazh në facebook, Gjosha shkruan se fjalët në këtë proces i merr gjithmonë era, rezultatet janë ato që mbeten.

"Rezultati i deri tanishëm, kemi 7 vite që presim për celjen e negociatave dhe askush nuk di të thotë sot se cila është e ardhmja".

Sipas saj, Shqipërisë i ka munguar gjithmonë maturia politika dhe sado që ne jemi mësuar të festojmë në këtë ditë, ndoshta ka ardhur koha e një reflektimi nga politika për të marrë më shumë përgjegjësi, e jo për të mashtruar vetveten.