Policia e arreston për automatikun pa leje, por 38-vjeçari dyshohet edhe për vjedhjen e një karburanti

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 38-vjeçar që dispononte armë zjarri pa leje. I arrestuari është Mikel Bushi, i cili gjithashtu dyshohet dhe si autor i një vjedhjeje të ndodhur më parë.

"Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas, në fshatin Kutalli, Dimal, dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. B. Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë" njoftoi policia.

Vjedhja për të cilën akuzohet ka ndodhur me 22 prill të këtij viti, ku ka ka marrë një shume parash në një pikë karburanti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.