Maliqi: Në zgjedhje u hodhën miliona euro që Rama të ishte si Erdogani, Policia e Shtetit u përdor


I ftuar në Ora News, deputeti Lefter Maliqi u shpreh se faji presidentit Meta është që në vitin 2007 i dha dorën Ramës dhe e bëri kryetar bashkie duke i hapur rrugën që të bëhet kryeministër në vitin 2013.

Sipas Maliqit, duhet një reagim i madh qytetar dhe një revolucion i madh demokrati që të ketë zgjedhje të ndershme.

Maliqi: Mua nuk më shqetëson fare nisma e shkarkimit të presidenti, sepse i ka bërë ballë shumë herë duke dhënë dorëheqjen, por faji i tij është që në vitin 2007 i dha dorën banditit të Surrelit dhe e bëri kryetar bashkie duke i hapur rrugën që të bëhet kryeministër në vitin 2013. Unë kam besimin që kjo babëzi e Ramës t'i kthehet pas. Unë jam për një reagim të madh qytetar dhe një revolucion të madh demokrati që të ketë zgjedhje të ndershme. Nëse Rama fiton kështu t'i jepet dora, por në një rast të tillë ai është i humbur. Sepse nuk do të përdorte patronazhistët ose OFL-në me ligje si Enveri.

Maliqi shtoi se në zgjedhje janë lëshuar miliona euro që Rama të ishte Erdogan dhe theksoi se këta hajdutë që duken të qetë, do të marrin ndëshkimet që meritojnë.

Maliqi: Në zgjedhje janë lëshuar miliona euro që Rama të ishte Erdogan. Këta hajdutë që duken të qetë, do të marrin ndëshkimet që meritojnë. Prandaj bëhen diversione me shtrirje dore për bashkëqeverisje me Bashën. Mua më pëlqen puna që po bën opozita me denoncime për krimet zgjedhore. KQZ e bëri qëllimisht ashtu fletën e votimit dhe me Kodin e Ri Zgjedhor në mënyrë që të manipuloheshin ashtu votat. Policia e shtetit është e depolitizuar, por në këto zgjedhje ka dalë në mbështetje të hapur me pushtetin. Edhe ndërkombëtarët duhet ta shohin këtë krim zgjedhor dhe të mos e lejojnë që Rama ta marrë në qafë vendin tonë.