Situata me Covid-19: 873 të shëruar, 89 raste të reja, 3 vdekje dhe 99 në spitale

Në 24 orët e fundit Janë kryer 4,516 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 89 qytetarë.

Po ashtu, janë shëruar 873 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 116,126 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19:

2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

25 raste në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Pogradec, Sarandë, nga 3 raste në Lezhë, Kavajë, Kamëz, Gjirokastër, nga 2 raste në Shkodër, Krujë, Korçë, Përmet, Memaliaj, nga 1 rast në Elbasan, Mirditë, Delvinë, Tepelenë, Dibër, Skrapar, Maliq, Dropull, Konispol. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (08 Maj 2021)

Raste të reja ditore         89

Të shëruar në 24 orë      873

Të shtruar në spitale      99

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                4,516

 

Testime totale             656,876

Raste pozitive             131,666

Raste të shëruara         116,126

Raste Aktive                 13,129

Humbje jete                  2,411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   11038

Shkodër     341

Fier        327

Korçë    250

Gjirokastër   246

Durrës  231

Vlorë    215

Elbasan   134

Lezhë   101

Berat    90

Dibër     88

Kukës    68