E moshuara pa këmbë dhe pa kemp: Shteti të më ndihmojë, s’kam asnjë ndihmë financiare

Mimoza Luka një 43 vjeçare prej vitesh nuk e ka parë ndihmën e shtetit edhe pse këmbët e saj janë jashtë funksionit. Për “Ora News“ ajo tregon se nga institucionet shtetërore nuk merr asnjë ndihmë ndërsa apelon për marrjen e kempin.

Mimoza Luka prej vitesh i është nënshtruar operacioneve të shumta që pas një aksidenti që bëri në vitin 2003.

Bashkëshorti i saj tregon se që pas aksidentit jeta i tij u bë akoma më e vështirë ku ai detyrohet të jetë vet burrë e vet grua.

“Mezi lëvizë. Vij te shtëpia dhe bëjë dhe punët e shtëpisë sepse nuk mundet”

Thotë se të dyja këmbët e Mimozës janë pothuajse jashtë funksionit, dhe kur tenton të ecë, gjendja e  saj përkeqësohet

“Në aksident nga përplasja, ngaq lëvizë i fryhen këmbët”

Prej vitesh ka kërkuar në institucionet shtetërore të marrë kemp dhe shpresat për një gjë të tillë duket se i kanë mbaruar.

“I kemi lutur  i kemi kërkuar, skemi marrë asnjë gjë”

Thirrja e tij shkon për institucionetet shendetësore që ta ndihmojnë që të marrë kempin e mohuar.

“Shteti të më lidh vetëm pensionin se e kemi shumë të vështirë”- thotë gruaja.