Protestat zbuten me dhurata, Man. United ofron 90 mln Paund për Kane

Te Man. United situata është ende e tensionuar pas protestave të forta të tifozëve javën e kaluar çka detyroi anulimin e ndeshjes ndaj Liverpool. Mbështetësit e “Djajve të Kuq” ende vijojnë të kontekstojnë familjen Glazer që zotëron klubin për shkak të rolit të tyre organizativ për SuperLigën e Europës ndaj dhe ata mendojnë t’u bëjnë një dhuratë të madhe tifozëve në merkaton e verës.

Duke parë se Edinson Cavani nuk dëshiron të qëndrojë dhe ekipi ka nevojë për një bomber, te Man. United mendojnë se ka ardhur moment që të blihet Harry Kane. Ky i fundit shënon një mal me gola çdo sezon por trofe ende nuk ka shijuar ndaj dhe mund të jetë sezoni ku sulmuesi anglez t’i jape lamtumirën Spursave.

Për të bindur presidentin Levy, drejtuesit e Man. United kanë gati një ofertë prej 90 mln Paund, pothuajse 100 mln Euro, shumë që do të sistemonte problemet financiare të Tottenham. E vetmja pengesë është fakti që Levy nuk dëshiron të përforcojë një ekip rival si Man. United teksa këta të fundit janë i vetmi ekip që mund të ofrojnë një shumë kaq të madhe në pandemi.