Gafë raciste e Lehmann, Hertha Berlin e shkarkon
Hertha e Berlinit përmes një komunikate zyrtare të publikuar në sajtin e klubit dhe të firmosur nga presidenti, Werner Gegenbauer, ka njoftuar shkarkimin e Jens Lehman si anëtar bordi të klubit. Vendimi vjen pas një epiteti racist të drejtuar nga Lehman ndaj ish lojtarit Dennis Aogo të cilit i dërgoi gabimisht një mesazh ku e quante “djali i zi”.
Por çfarë ndodhi ekzaktësisht? Sipas shtypit gjerman, Lehman që njëkohësisht është edhe analist për Sky Deutchland, kishte shkruar një mesazh në whats up dhe në vend që ta dërgonte në chatin e Sky Sports, ia dërgon vetë Aogos me tekstin “me të vërtetë që Aogo është djali i zi i kompanisë”?.
Vetë Aogo postoi mesazhin në rrjetet sociale ku lajmi mori dhenë teksa ish portieri i Arsenalit dhe Milanit kërkoi ndjesë menjëherë por pasojat ishin të pariparueshme. Hertha e shkarkoi menjëherë e gjithashtu humbi vendin e tij të punës në Sky Sports si analist.
In einer privaten Nachricht von meinem Handy an Dennis Aogo ist ein Eindruck entstanden für den ich mich im Gespräch mit Dennis entschuldigt habe. Als ehemaliger Nationalspieler ist er sehr fachkundig und hat eine tolle Präsenz und bringt bei Sky Quote.
— Jens Lehmann (@jenslehmann) May 5, 2021
Lehman gjithsesi kërkoi ndjesë duke shkruar se mesazhi i tij privat nga celulari është keqkuptuar teksa tha se Aogo ka qenë një lojtar i respektuar nga të gjithë në kombëtaren gjermane.
