Thirrja e Lapajt: Futuni në politikë sinqerisht, mos u tundoni nga ata që e blenë votën!
Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, avokati Adriatik Lapaj u ka bërë thirrje të rinjve që të futen në politikë dhe të mos bëhen pjesë e korrupsionit.
Lapaj shtoi se beteja këtu nuk është mes një partie dhe një tjetre, por mes një modeli dhe një tjetri, ku vidhen vota dhe shteti është njësuar me partinë.
Lapaj: Futuni në politikë sinqerisht pa u bërë pjesë e korrupsionit. Mos u tundoni nga ata që e blenë votën, të cilëve nuk ua dimë emrat dhe një ditë të bukur marrin 20 mijë vota. Kjo është një rrugë e gjatë dhe do ta fitojnë ata që e duan vërtetë këtë vend.
Beteja këtu nuk është mes një partie dhe një tjetre, por mes një modeli dhe një tjetri. A do të vazhdojmë kështu me këtë model që mund ta mbajë votën duke u blerë dhe duke e njësuar shtetin me partinë. Për 3 muaj nuk gjeje njeri në punë. Ndanin legalizime ditën e zgjedhjeve, ose makinat e policisë përdoreshin për fushatë elektorale.
Ne duhet t'i stimulojmë të rinjtë edhe kur humbasim. Endri Shabani, që nuk dua ta marr në mbrojtje, vota nuk ka blerë ai, kjo është e sigurt, edhe për Vetëvendosjes. Me shumë mundësi që u është vjedhur ndonjë votë atyre. Populli edhe kur e sheh votën, unë nuk e bëj fajtor, se e kanë çuar në pikën ku i ka humbur vlera e votës.



