U përplas nga motori, ndërron jetë në spital 63-vjeçarja, arrestohet shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2021, 22:47
Ka ndërruar jetë në spital, 63-vjeçarja që u aksidentua pasditen e sotme në Elbasan
Zymrie Aqifi, u aksidentua pasditen e sotme në Elbasan, tek Unaza dhe nuk ka arritur t'i mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të motorit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16:54.
