Spitali Covid-19 në Indi me kushte aq të këqija sa pacientët duan të largohen
Për tre ditë, Goldi Patel, 25 vjeç, shkoi nga spitali në spital në nxehtësinë shtypëse të verës të Delhit të Ri, duke u përpjekur të gjente një të tillë që do të mbante në jetë burrin e saj.
Katër spitale e kthyen Patelin, e cila është shtatë muaj shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit, para se të gjente më në fund një që do ta pranonte.
Por niveli i trajtimit në Qendrën dhe Spitalin e Kujdesit Sardar Patel, një objekt i improvizuar i pandemisë në periferi të kryeqytetit, është jashtë kushteve bazike sa burri i saj po lutet të largohet, shkruan CNN.
Sadanand Patel, 30 vjeç, shprehet se njerëzit po vdesin dhe se me zor ka kontakt me mjekët dhe ilaçet të cilat janë të kufizuara.
Me 80% të mushkërive të tij tashmë të infektuar, ai është i tmerruar se çfarë ndodh nëse gjendja e tij përkeqësohet.
"Unë jam shumë i frikësuar. Nëse shëndeti im bëhet kritik nuk mendoj se ata do të jenë në gjendje të më shpëtojnë." - tha Sadanand të shtunën nga shtrati i tij në spital, përmes frymëmarrjes së vështirësuar.
Ndërsa spiralja e rasteve të koronavirusit në Indi është rritur, sistemi i kujdesit shëndetësor në vend ka shkuar përtej pikës së thyerjes.
Shtretërit, oksigjeni dhe personeli mjekësor janë në mungesë. Disa pacientë me Covid po vdesin në dhomat e pritjes ose jashtë klinikave të mbingarkuara, para se të jenë kontrolluar nga një mjek.
Vetëm disa pacientë me Covid-19 arrijnë të pranohen në spitalet e mbingarkuara të Indisë. Por sapo të futen brenda, disa përballen me një lloj terrori tjetër: mungesa e kujdesit mjekësor ose të furnizimeve ndërsa njerëzit vdesin rreth tyre.
Në shkurt zyrtarët urdhëruan mbylljen e Qendrës së Kujdesit Sardar Patel, duke besuar se India kishte mundur virusin.
Kur u bë e qartë se nuk ishte kështu, struktura me 500 shtretër u rihap në 26 Prill, në skena kaotike.
Media lokale raportoi se pavarësisht radhëve të gjata të pacientëve jashtë spitalit, shumë më pak njerëz u pranuan sesa kapaciteti i spitalit.

