Argjentinë/ Më shumë se 3 milionë të infektuar me koronavirus, spitalet në kolaps

Rastet e infeksioneve të koronavirusit në Argjentinë tejkaluan 3 milionë të infektuar në total, dje, pasi anëtarët e personelit mjekësor paralajmëruan se spitalet janë plot, pavarësisht masave të rrepta të qeverisë për të minimizuar përhapjen e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit, janë shënuar 11,394 raste të reja të Covid-19, me një total prej më shumë se tre milionë (tani arriti në 3,005,259 saktësisht).
156 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën 24 orët e fundit.
Numri total i vdekjeve nga pandemia deri më tani ka shkuar në 64,252 viktima.

"Njerëzit duhet të dinë se spitalet janë plot, se personeli i kujdesit shëndetësor është i rraskapitur", tha Luciana Berti, një kirurg 41-vjeçar.
"Sot sistemi shëndetësor nuk mund të durojë qoftë edhe një pacient, spitalet janë në kolaps ", thotë mjeku, Kampourian. Për të, masat nuk janë të mjaftueshme, "ajo që duhet të bëjmë janë tampone dhe vaksina, tampone dhe vaksina", këmbëngul ai.