Mbërriti me avion privat në Siçili, policia habitet me atë çfarë i gjeti amerikanit

Një 64-vjeçar amerikan është arrestuar në aeroportin e Trapanit në Siçili pasi kishte mbërritur me një avion privat të poremten nga Florida.

Patrick Joseph Horan, iu gjetën në bordin e avionit 1 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe armë të ndryshme, si pushkë, pistoletë dhe harqe me shigjeta.

Ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim për armët dhe as për drogën që iu gjet nga agjentët e doganës dhe Guardia di FInanza.

Këta të fundit thanë se armët, përfshirë dy pistoleta, një pushkë dhe municion, ishin vendosur në kuti ndërsa droga ishte mbyllur në qese plastike dhe shishe uji.

Sipas mediave italiane, amerikani është aksioner në një kompani bujqësore në Sicili.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se është kthyer në Itali sepse do të kryejë një operacion në Palermo, por sipas hetimeve paraprake e ka bërë disa herë këtë udhëtim.

Shtetasi amerikan po mbahet në burgun Pietro Cerulli në Trapani ndërsa policia vijon hetimet.

Mbërriti me avion privat në Siçili, policia habitet me atë